Lindur në Shkodër, Shqipëri, Loni u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në moshë të re, ku filloi të ushtone pasionin e tij si DJ koncertet e ndryshme në Sh.B.A ku ka përformuar për krah zarëve më të njohur të artit shqiptar si: Eli Fara, Aurela, West Side Family, Alban Skënderaj, irini Qirjako, Bujar Qamili, etj. Duke u fokusuar në shumicen e kohes ne pjesen teknike dhe krijuar remikse për këngë të ndryshme , ai mësoi teknika audio si miksimi, redaktimi, masterimi dhe efektet zanore, aftësi që më vonë i aplikoi në podcastin Diçka Ndryshe
Me një pasion të thellë për tregimin e strukturuar dhe dizajnin e përvojës dëgjimore, Loni është forca që kombinon përmbajtjen intelektuale me ndjeshmërinë estetike, duke e kthyer çdo episod në një udhëtim të plotë narrativ dhe emocional. Ai është përgjegjës për hartimin e konceptit të përgjithshëm të episodit, për organizimin e strukturës rrëfimore, për montazhin dhe për ndërtimin e botës zanore që e karakterizon podkastin.
Përveç rolit të tij në Diçka Ndryshe, Loni kontribuon gjithashtu si dizajner tingulli në podcastin Kreshnikët dhe në disa prej episodeve si aktor zëri.